Myller-Ahmetajt: Po shpërbleheni
për reformat e ndërmarra në ekonomi

Myller-Ahmetajt: Po shpërbleheni<br />për reformat e ndërmarra në ekonomi
Ministri i Financave Arben Ahmetaj  është takuar  këtë të martë me Zv. Presidentin e Bankës Botërore për Europën Qendrore dhe Azinë, Cyril Myller. Perspektiva ekonomike e Shqipërisë dhe bashkëpunimi i mëtejshëm me Bankën e Botërore ishin në fokus të takimit.

Kreu i Financave teksa bëri një prezantim të reformave të ndërmarra nga qeveria tha se për vitin 2016, të gjithë treguesit mbështesin një rritje ekonomike në nivelin 3.4%.

“Rritja ekonomike në vitin 2015 pritet të konfirmohet në 2.75%. Për vitin 2016, të gjithë treguesit mbështesin një rritje në nivelin 3.4%. Ka pasur një performancë të mirë të sektorëve, si turizmi apo bujqësia. Eksportet definitive, nëse heqim impaktin e rënies së çmimeve të mineraleve dhe lëndëve djegëse, janë rritur me 8%, të ndihmuara nga manifaktura, industria e lehtë dhe bujqësia. Modeli i ri i rritjes ekonomike, bazuar në eksporte dhe investime të huaja direkte, po funksionon” – tha Ministri.

Nga ana tjetër Myller tha se ekonomia shqiptare tani po shpërblehet për reformat e thella dhe politikat e forta makro-ekonomike të ndërmarra përgjatë këtyre dy viteve.

“Ju e keni ndryshuar trajektoren tuaj. Ne duam të punojmë me ju, të jemi partnerët tuaj dhe t’ju mbështesim që ta bëjmë më të dukshëm këtë ndryshim real”  – u shpreh zv. Presidenti i Bankës Botërore në përfundim të takimit me Ministrin Ahmetaj.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Hamas dhe Fatah, marrëveshje në Pekin për qeveri pajtimi! Angazhim pas luftës në gaza

Hamas dhe Fatah, marrëveshje në Pekin për qeveri pajtimi! Angazhim pas luftës në gaza