Mynih, autori nuk i zgjodhi viktimat
Policia: Prej një viti përgatiste sulmin

Mynih, autori nuk i zgjodhi viktimat<br />Policia: Prej një viti përgatiste sulmin
Ali Somboly, 18 vjeçari i cili vrau 9 persona në Mynih të Gjermanisë kishte një vit që e përgatiste sulmin, komfirmoi policia gjermane. “Mbrapa sulmit nuk ka asnjë motiv politik. Agresori nuk i ka zgjedhur viktimat e tij” u shpreh prokurori Thomas Steinkraus.

18 vjeçari jo vetëm kish mbledhur materiale sa i përket sulmeve të mëparshme, por madje kishte shkuar të vizitonte Winnenden një zonë në jug të Gjermanisë kur në 2009 një 17 vjeçar vrau 15 bashkëmoshatar.

Ndërsa mësohet se ai ishte inspiruar nga vrasësi Breivik i cili në korrik të 2011 tronditi Norvegjinë duke vrarë 77 të rinjë në një kamp veror.

“Në vitin 2015 I riu ishte viktimë e bulizmit nga ana e shokëve të tij”, konfirmoi prokurori duke thënë se i riu në vitin 2015 ishte shtruar për dy muaj në një qendër që kujdeset për personat me probleme mendore dhe shoqërore.

Redaksia Online 
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot