MYNIH - Bota ka qenë e ekspozuar përballë kërcënimesh të rënda në të kaluarën, por ne gjithsesi kemi fituar, deklaroi sot në Mynih sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kerry.
Deklarata e Kerryt në konferencën për sigurinë që po zhvillohet në Mynih solli një moment optimizmi dhe pozitiviteti, ku përgjatë dy ditëve janë diskutuar skenarë delikatë krize.
"A kemi sfida para nesh", pyet Kerry.
"Qartësisht që po. A janë të reja këto sfida? Po!", theksoi ai.
"Unë shoh vendet që po punojnë së bashku për të zgjidhur problemet. Unë kam besim tek e ardhmja", saktësoi zyrtari i lartë amerikan.
Ndërmjet sfidave të së kaluarës, Kerry citoi luftën e feve në Evropë, dy luftërat botërore si edhe Holokaustin.
"Megjithatë, polarizimi gjatë Luftës së Ftohtë ishte një skenar më i thjeshtë nga polarizimi aktual", theksoi ai./ATSH/
/Shqiptarja.com