Mynih,lule e qirinj për viktimat
qytetarët duan të kuptojnë pse

Mynih,lule e qirinj për viktimat<br />qytetarët duan të kuptojnë pse
Qytetarë të shumtë kanë vendosur lule dhe kanë ndezur qirinj pranë qendrës tregtare Olimpia në Mynih të Gjermanisë pas sulmit të së premtes ku humbën jetën 9 persona, mes tyre dhe tre të rinjtë shqiptarë. Mes tufave me lule, “ngrihet një tabelë e vogël me mbishkrimin e thjeshtë: “Përse?”

Një vend i improvizuar është krijuar nga qytetarët të cilët ende janë të frikësuar dhe të terrorizuar për atë çka ndodhi. I pranishëm në memorial ishte dhe ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj.

Erdha në Mynih për ti shprehur ngushëllimet familjeve, miqve dhe të afërmve” u shpreh ai.
Hoxhaj shtoi se kish ardhur për të treguar se Kosova është në zi ashtu si Gjermania dhe mbështet popullin gjerman në këto ditë të vështira. 

Këtë të premte 18-vjeçari gjermano iranian Sonboly me një armë në dorë hapi zjarr në qendrën tregtare Olimpa në Munih duke vrarë 9 të rinj dhe duke plagosur 27 të tjerë.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot