SHBA - Pak më shumë se një vit më parë, FC Austin pagoi 12 milionë euro te Granada në Spanjë për bërë të vetin Myrto Uzunin. Pas një viti në futbollin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duket se Uzunit i mungon loja e fortë që zhvillohet në Evropë dhe u tundua nga një ofertë e Trabzonspor.

Klubi turk e kërkoi me ngulm Uzunin në fundin e merkatos së janarit 2026, gjë që e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i Austin FC. Sipas Rodolfo Borel klubi nga SHBA nuk kishte kohë për ta zëvendësuar Uzunin. Spanjolli ka treguar edhe pse u pengua transferimi i Uzunit te Trabzonspor, që sipas tij lidhej më shumë me mungesën e një oferte të pëlqyeshme për Austin FC.

"Shikoni, ofertat vijnë për lojtarët. Tani mos merrni të kundërtën. Në fund e gjitha është se për të arritur një marrëveshje, siç u kam thënë më përpara, lojtari sigurisht që duhet të jetë i lumtur, por edhe klubi gjithashtu duhet të jetë i kënaqur në fund.

Klubi është ai, pronarët janë ata që bëjnë një investim specifik për të sjellë lojtarët dhe në fund nëse do të ketë një lëvizje, duhet të bëhet sepse të gjithë përfitojnë apo janë të interesuar.

Kjo ndonjëherë vjen dhe nuk ka interes, ose ndonjëherë kur vjen koha nuk është e duhura. Nuk është një temë vetëm për Myrto Uzunin, është një temë me lojtarët e tjerë. Ndonjëherë ofertat arrijnë, por në një kohë kur nuk mund të marrë dikë tjetër sepse nuk ka kohë për asgjë. Më kuptoni apo jo?

Ose klubi nuk është i interesuar për çfarë iu thashë sepse lojtarit i ofrojnë shumë para, por mundohen ta blejnë lojtarin për asgjë. Më kuptoni? Atëherë, sigurisht, e gjithë kjo duhet të vlerësohet në çdo moment dhe të merret vendimi më i mirë për klubin”, u shpreh drejtori sportiv i Austin FC.

Uzuni ka kontratë me ekipin nga MLS deri më 31 dhjetor 2027 dhe të paktën këtë sezon (nis për pak ditë) do jetë pjesë e FC Austin.