TIRANË, 18 Shkurt/ATSH/. - "Mysafir" është komedia e cila do të vihet në skenën e Teatrit Kombetar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" më 19 dhe 20 shkurt ora 19:00.
Eljona Thomarai, regjisorja dhe aktore në këtë pjesë, ka marrë përsipër realizimin e shfaqes se bashku me aktorët Laert Vasili dhe Bledar Mehmeti.
Në qëndër te pjeses është Leo një burrë 40 vjeçar i sapo larguar nga shtëpia dhe gruaja e tij.
Leo, arkitekt i kualifikuar vendoset në një shtëpi me qera ku jetonte Xhorxho, një burrë avangard dhe karizmatik. Këtu nis edhe komedia. Ngatërresat midis Xhorxhos dhe Leos e komplikojnë këtë të fundit deri në zëvendesim identiteti.
Leo implikohet shpirtërisht me të dashurën e Xhorxhos, Sara fotomodele, e cila sjell me vete dhe konfliktin, Frankon, ish i dashuri i saj posesiv .
Kjo vepër përcjell mesazhin se dashuria nxjer në pah anët tona më të mira. Jeta është e përkohshme ndaj edhe duhet dashuruar gjatë".
Kostumet janë realizuar nga Stela Laknorim ndërsa muzika nga Erka Caka.
/k.m/f.n/







