Myslimanët shqiptarë në
New York, ruhen nga policia

Myslimanët shqiptarë në<br />New York, ruhen nga policia
Qendra Kulturore Islamike në Tompkins ville ishte ndërmjet sajteve të ndryshme nën vëzhgim nga Departamenti i Policisë së New York-ut, bazuar nga një raport sekret i departamentit, i cili është në duart e agjencisë së lajmeve Associated Press.
Departamenti i Policisë së New York-ut targetoi fqinjët e Tompkinsville brenda një zone sepse u pa një "fluks i lartë" I emigrantëve shqiptarë nga Mali i Zi, Kosova dhe një "përqindje e vogël" nga Shqipëria.
Raporti sekret i Departamentit të Policisë së New York-ut thotë se "bizneset shqiptare" ishin përqëndruar në bulevardin Victory dhe përfshinin streha si klube sociale dhe dyqane ushqimesh Hallall që frekuentohen nga burra shqiptarë pas faljeve në qendër. Xhamia në Bulevardin Victory 307, është vënë në shënjestër në këtë raport. Në një seksion rreth Qendrës Kulturore Islamike shqiptare, raporti thekson:Imamët mund të kenë lidhje të ndryshme me xhaminë Al-Farooq në Bruklin" dhe "komuniteti shqiptar deklaron se ka mbledhur 5 milionë dollarë për të ndërtuar xhaminë në 1990". Raporti jep edhe listen e myslimanëve sunni. Të gjashtë bizneset e Tompkinsville të listuara që kanë qenë nën vëzhgim, janë përmendur se janë në pronësi, apo në patronazh nga Shqiptarë. Vendet janë në Bulevardin Victory afër qendrës ku ishte Video Ulqini, dyqan mishi Hallall, Pizza Rey's. Edhe kafeneja shqiptare afër Shëtitores Cebra është mbajtur nën vëzhgim. Shoqëria myslimano-amerikane në Dongan Hills dheMasjid Rahmatillah në Stapleton ishin ndërmjet 50 organizatave që prezantohen nga Majlis ash-Shura (Këshilli iLidershipit Islamik të New York) dhe koalicionit të myslimanëve amerikanë të lirive civile në konferencën për shtyp ditën e sotme tek qendra në Manhatan. Grupet myslimane pohojnë se ata janë përjashtuar qëllimisht nga takimet e komunitetit mysliman, të orkestruara nga Departamenti i Policisë. Grupet protestuese kanë kërkuar takime me komisionerin Raymond Kelly që prejmë shumë se një viti.
"Dhe me raporte të tilla që vijnë në rritje, rritja e mobilizimit të komunitetit dhe rritja e presionit publik nga komunitetet myslimane, ligjvënësit, madje edhe FBI, Departamenti i Policisë po përpiqet nëmënyrë manipuluese të mbajnë takime pa adresuar shqetësimet e komunitetit apo të pranuara nga aksionet e Departamentit të Policisë si të gabuara nëse nuk janë ilegale" thuhet në një deklaratë nga grupet protestuese. Këshilli i Marrëdhënieve amerikano-islamike të premten edhe njëherë i bëri thirrje administrates së presidentit Barack Obama të adresojë shpalljet që Departamenti I Policisë mban dosje sekrete vetëm mbi bizneset sepse ato janë në pronësi të Myslimanëve.
Ky Këshill i kërkon presidentit të flasë kundër asaj që grupi e sheh si një përdorim zhurmëmadh të profilit religjioz nga Departamentit të Policisë së New Yorkut.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë