Myslimanët e urbanizuar pushojnë
në Perëndim, por kërkojnë kushte

Myslimanët e urbanizuar pushojnë <br />në Perëndim, por kërkojnë kushte
LONDER - Në vitin 2025 myslimanët do të arrijnë 1/3 e popullsisë botërore, ndërsa numri i myslimanëve të kamur dhe mirë edukuar është gjithashtu në rritje. Kjo shtresë e re e shoqërive islamike tashmë kërkon shërbime të përshtatshme për nevojat e saj, jo vetëm në vendet përkatëse por edhe kur udhëtojnë.

Në një reportazh me titull “E ardhmja është hallall”, gazetari i BBC Navid Akhtar, tregon se si miqtë e tij nga vendet arabe i telefonojnë për të kërkuar sygjerime mbi hotelet për myslimanë në Londër. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për restorante me menu pa mish derri. Këta turistë të rinj kërkojnë hotele të përshtatur për nevojat e tyre, që nga senjalizimi i Mekës nga ku besimtari të drejtohet për t’u falur e deri te zonat e relaksit të ndara për meshkuj e femra.

Sipas BBC-së, myslimanët e urbanizuar po forcojnë muskujt e tyre prej konsumatori. Studimet tregojnë se myslimanët shpenzuan rreth 102 miliardë euro gjatë udhëtimeve të tyre vitin e kaluar, ndërsa në 2020 kjo shifër pritet të arrijë në 156 miliardë euro. Deri tani ata kanë preferuar destinacione si Malaysia, Egjipti dhe Turqia.

Ekspertët që vlerësojnë hotelet mbi shërbimet që ofrojnë për besimtarët myslimanë, pohojnë se udhëtarët nga vendet islamike kanë tendencën që të udhëtojnë jashtë vendit duke marrë me vete familjet e tyre më të mëdha në numër, të qëndrojnë më gjatë dhe të shpenzojnë më shumë sesa mesatarja. Një biznes që asnjë vend perëndimor nuk mund ta injorojë më.

Ndërsa tregu i produkteve hallall kap një vlerë prej 2 trilionë dollarësh, shumë firma kanë filluar të përshtasin linjat e tyre, që nga parfumet dhe kozmetika e deri te pasta e dhëmbëve pa alkool.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve