Rreth 70 projekte që po zbatohen nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve me financim të qeverisë po monitorohen nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit.
Inspektimi është bërë nga zëvendësministrat Gjon Radovani dhe Alfred Dalipi në disa projekte të FZHR-së në disa qarqe të vendit.
Fondi i Zhvillimit të Rajoneve pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, me një buxhet prej 60 milionë dollarësh të akorduar nga qeveria shqiptare, është duke u zbatuar në 70 projekte të përmirësimit të infrastrukturës urbane rrugë, sheshe, fasada, ndriçim, gjelbërim etj në të gjithë vendin.
Zëvendësministrat Gjon Radovani dhe Alfred Dalipi inspektuan aksin Elbasan-Librazhd-Pogradec-Korçë-Ersekë, ku në total qeveria shqiptare po investon rreth 15 milionë dollarë në projekte të rehabilitimit urban, nëpërmjet Fondit të Zhvillimit të Rajoneve.
Inspektimet javore lidhen me standardet e zbatimit të projekteve, cilësinë e materialeve të ndërtimit, zbatimin e kontratave sipas kalendarëve të miratuar si dhe organizimin e dëgjesave publike, për risitë e projekteve apo ndërgjegjësimin e komunitetit për bashkëpunim në procesin e zbatimit të projekteve. /ATSH/
/Shqiptarja.com