Xhelal Mziu, në procesin ndaj tij për shpërdorim detyre dhe pabarazi në tenderë, kërkoi nga gjykata një ekspert kontabël për të vërtetuar se taksa e vendosur për kompaninë Gjoka është konform ligjit dhe jo abuzive.
 
Mospagesa e taksave ishte motivi me të cilin Mziu i hoqi kompanisë “Gjoka” tenderin e rrugës “Zgjimi”, veprim për të cilin është i pandehur në gjykatë bashkë me drejtorin Juridik dhe drejtorin e Taksave të Bashkisë Kamëz.