Kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu, rezulton i regjistruar me dy adresa banimi në Rregjistrin e Gjëndjes Civile. Ky fakt thellon akoma dhe më tepër skandalin, pasi pikërisht me anën e regjistrimit të dyfishtë, krybashkiakut Xhelal Mziut mendohet se i është dhënë e drejta të votojë dy herë, në dy qëndra votimi të ndryshme. Gazeta “Shqiptarja.com” ka zbuluar në Rregjistrin e Gjëndjes Civile, dy adrresat e ndryshme të kryebashkiakut Mziu, ndërkohë të gjitha të dhënat e tjera personale janë të njëjta.
Në adresën e parë, tregohet se vendi i banimit të kryebashkiakut kë qënë në “Qëndër Kamëz” ndërsa në adresën e dytë tregohet se ai ka jetuar në zonën e “Kodër Kamzës”. Mos përputhja e këtyre adresave lidhet dhe me numrat e rregjistrit 16/26 dhe 49/14 që rezultojnë të ndryshëm.
Nisur nga kjo situatë ngrihen dyshime të forta se kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu, ka përdorur dhe dy qëndra votimi, duke hedhur votën dy herë për Partinë Demokratike që ai përfaqëson. Ndërkohë të gjitha të dhënat e tjera i ka të njëjta, duke filluar nga emri i babait, nënës dhe bashkëshortes Vjollca Mziu.
Votimi i personave, kryesisht të militantëve të PD në dy qëndra votimi në zonën e Kamzës, u trajtua disa herë si problem nga Partia Sicialiste, në atë periudhë në opozitë. Para zgjedhjeve elektorale disa prej eksponetëve të kësaj partie, ngritën shqetësimin se shumë banorë të Kamzës, që njihen si militant të PD, rezultonin të rregjistruar në dy qëndra votimi. Nisur nga kjo situatë, zyrtarë të PS bënë publik dhe disa raste, duke akuzuar direkt ish-ministrin e Brendshëm Noka dhe kryebashkiakun aktual të Kamzës Xhelal Mziu si personat përgjegjës të kësaj situate.
Mirëpo vetë Mziu, rezulton si person i regjistruar me dy adresa në Rregjistrin e Gjëndjes Civile, dhe për pasojë emri i tij dyshohet se del në listat e votimit në dy qëndra votimi të ndryshme, në atë të zonës “Qëndër Kamzës” dhe atë të “Kodër Kamzës”. Tashmë i mbetet njësisë hetimore Task-Forcë, pranë prokurorisë së Tiranës për të hedhur akoma dhe më tepër dritë për dy adresat e ndryshme në regjistër si dhe për akuzat e tjera.
Shkrimi u publikua sot(22.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com