Në 15 vjetorin e sulmit
Kosova edhe më afër NATO-s

Në 15 vjetorin e sulmit<br />Kosova edhe më afër NATO-s
Sot është 15 vjetori i ndërhyrjes së NATO-së, nën udhëheqjen e SHBA, kur nisi bombardimi ndaj Serbisë për ndaljen e fushatës së spastrimit etnik në Kosovë, që gjithmonë duhet të shërbejë si kujtesë se Perëndimi hyri në luftë për një Kosovë të lirë, demokratike dhe faktor i paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon.

Sulmi i NATO-së shënonte fillimin e fundit të luftës gati dy-vjeçare që po zhvillohej nga Ushtria Çlirimtare dhe populli i Kosovës. Fillimi i fushatës së bombardimeve që zgjatën 78 ditë do të vlerësohet si një datë e rëndësisë vendimtare për historinë e Kosovës, si një ditë e kthesës së madhe për të ardhmen e saj.'

Në 15 vjetorin e sulmit të NATO-së, ky përvjetor e gjenë Kosovën më afër se asnjëherë më parë Aleancës ushtarake perëndimore. Zyrtarë amerikan deklarojnë se mbështesin qasjen e Kosovës në parneritetin dhe përfundimisht anëtarësimin në Aleancë.

"Qeveria amerikane e mbështet me forcë objektivin e Kosovës për të hyrë në Partneritetin për Paqe dhe më pas në NATO. Ne kemi punuar intensivisht për të ndihmuar Kosovën të kryejë reformat e duhura për të plotësuar këto kritere," deklaroi para anëtarëve të Kongresit në fillim të marsit, Zëvendës-ndihmësekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Yee.

Ligjvënës amerikanë mendojnë gjithashtu se si përgjigje më e mirë ndaj aneksimit të Krimesë nga Rusia, duhet të jetë përshpejtimi i hapave të afrimit dhe anëtarësimit me NATO-në të vendeve që janë të rrezikuara nga hegjemonia ruse.  Anëtarësimi i Kosovës në aleancën perëndimore është garancioni më i fortë, afatgjatë, i lirisë, sovrantietit dhe integritetit territorial të saj.  

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)