Në 2012 femrat muslimane kosovare të vizitohen nga gjinekologe femra

Në 2012 femrat muslimane kosovare të vizitohen nga gjinekologe femra
KOSOVE - Në 2012 femrat kosovare duhet të kontrollohen dhe vizitohen vetëm nga gjinekologe femra sepse ndryshe humbasin identitetin e tyre. Ky titull është pjesë e deklaratës së lëshuar nga vetë ministri I shëndetësisë në Kosovë Z. Ferid Agani.

Në ditën ndërkombëtare të shëndetësisë, Gazeta Jeta në Kosovë publikoi deklaratën e ministrit Agani e cila vazhdon me tej se me dispozita ligjore pacientet femra duhet të ushtrojnë të drejtën për t’u kontrolluar nga gjinekologe femra. Kjo përshkak se ministri është i ‘ndjeshëm’ sa i përket femrave muslimane dhe kjo sipas tij do të jetë një masë për të mbrojtur ‘dinjitetin’ e tyre Dr. Agani, është neuropsikiatër që drejton shëndetësinë e një popullsie të dalë nga lufta.

Duket se pasojat e luftës, kategoria e grave të dhunuara, shëndeti publik në kosovë janë më pak traumatike se sa kur një femër muslimane potencialisht do ta humbasë dinjitetin perpara një gjinekologu mashkull. Gazeta që publikoi këtë deklaratë të ministrit të shëndetësisë kosovare Jeta, shkruan më tej se që nga ardhja në postin e ministrit të shëndetësisë Z.Ferid Agani nuk ka folur shumë për të mos thënë aspak për medikamente, pacientë, menaxhim. Ai kishte agjendë tjetër – atë të partisë së tij e quajtur Partia per Drejtësi. Ministri qartësisht ka tentuar të fuse në gjirin e partisë së tij ‘muslimanët e devotshëm’ të Kosovë. Fushatat e tij zgjedhore, ka patur në themel të saj myslymanizmin.Gazeta Jeta shkruan më tej se në fillim të detyrës se tij si ministër I shëndetësisë Dr.Agani u bë misionar i çështjes së mësim-besimit nëpër shkolla dhe ndërtimit të xhamisë në qendër të Prishtinës, çështje të cilat u mbyllën nga pushteti qendror. Ministri është parë edhe duke shtruar iftare dhe duke shijuar hurmat e Ramazanit. Agani është themelues i partisë së drejtësisë, një partie konservatore, model i partisë islamiste turke AKP – aktualisht në pushtet atje. Gazeta Jeta pohon se me paratë e taksapaguesve kosovarë të ndara për sektorin e shëndetësisë, ministri ka bërë vizita në TUMSIAD (Asociacionit Islamik Turk të Biznesit) për të parë mundësinë e hapjes së një dege të ketij të fundit në Kosovë dhe për të inkurajuar prodhimet e tekstilit dhe të ushqimit. Ministri është parë edhe në aktivitete te tilla si 3 vjetori I vdekjes së liderit të së ashtuquajturës Partia e Madhe e Bashkuar (BBP), një partie ekstreme islamiste dhe nacionaliste në Turqi. Lideri të cilit ai po i bënte nderin ka vrarë turq të orientimit të majtë gjatë viteve të 70-ta. Kosova ka arritur në një stad ku askush nuk pret që problemet e ndryshme të ndreqen në mandatin katërvjeçar të Aganit. Por lidhja mes gjinekologes femër dhe dinjitetit te ‘femrës’, ështëe skandaloze dhe të ngjall një frikë të tmerrshme, shkruan gazeta Jeta.

Parimet mjeksore janë univerale. Ato nuk jane as kosovare, as islamike as eskimeze. Të gjithë pacientët (pavarësisht gjinisë, kulturës e besimit) kanë të drejtë të kërkojnë mjekun që dëshirojnë, po të kategorizosh këtë brutalisht në dinjitetin e ‘femrave muslimane’ është logjikë mesjetare. Të kujdesesh për dinjitetin e pacientit (femër, mashkull, lezbike, ateist, anarkist) është të kesh mjekë që nuk pinë duhan në mes të spitalit, mjekë që nuk gabojne ne nje operacion. Trajtimi i problemeve në shoqëritë që cilesohen si demokratike nuk bëhet me puritanizëm fetar por me politika profesionale. Në vend të këtyre ulerimave për ‘vlera morale’ që fillojnë dhe përfundojnë në cipën anatomike të femrës, do të ishte më e udhës që fokusi të jetë diku tjetër, kudo tjetër, sepse nevoja është e madhe.

(Gazeta Jeta/OB/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje