Në 2016 përfundon infrastruktura
e gazsjellësit TAP në Shqipëri
Brenda vitit 2016 do të përfundojë infrastruktura mbështetëse për zhvillimin e gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP) në teritorin shqiptar. Në zonat malore puna ka nisur për ndërtimin e 51 km rrugë të reja dytësore, do të rindërtohen 41 km të tjera ekzistuese, ndërsa brenda 6-mujorit të parë të 2016-tës parashikohet të rindërtohen 42 ura ekzistuese në zona rurale ku do të kalojë gjurma e veprës energjetike dhe do të ndërtohen tre ura të reja.
Brenda vitit 2016 do të përfundojë infrastruktura mbështetëse për zhvillimin e gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP) në teritorin shqiptar.
Në zonat malore puna ka nisur për ndërtimin e 51 km rrugë të reja dytësore, do të rindërtohen 41 km të tjera ekzistuese, ndërsa brenda 6-mujorit të parë të 2016-tës parashikohet të rindërtohen 42 ura ekzistuese në zona rurale ku do të kalojë gjurma e veprës energjetike dhe do të ndërtohen tre ura të reja.
Sipas planit të TAP-it, rrugët dhe urët lidhëse duhet të kenë përfunduar brenda afatit për t’i hapur rrugën ndërtimit të gazjellësit, me vendosjen e tubacionit.
Në territorin shqiptar gazsjellësi TAPdo të shtrihet në 210 kilometra në tokë dhe 37 kilometra në detin Ariatik. Në afërsi të zonës së Fierit do të ndërtohet një stacion kompresoësh si dhe një stacion tjetër në afërsi të Bilishtit.
Gazsjellësi TAP do të transportojë gazin nga Azerbajxhani mes Turqisë, Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë dhe do të jetë funksionale në vitin 2020. Gazsjellësi TAP ka një kapacitet të transportit të gazit deri në 10 miliardë metër kub në vit me mundësi dyfishimi të kësaj sasie.
Gazsjellësi Trans-Adriatik vlerësohet si investimi më i madh i huaj në Shqipëri me rreth 1 miliard euro, ku ndikimi fillestar në ekonominë shqiptare parashikohet të arrijë në trefishimin e kësaj vlere.
Parashikohet që në vitin 2017 të jetë dhe ndikimi më i madh ekonomik, si pasojë e zbatimit të projektit, ku rreth 500 milionë euro do i shtohen Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).
Marrë nga ATSH
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?
-
Po
20.1%
-
Jo
70.8%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 582
Lajme të tjera
-
Veliaj vizitë dy ditore në Paris, do të pritet nga kryetarja e Bashkisë, Anne Hidalgo
3 Maj, 12:38
-
Franca vlerëson se 150.000 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë
3 Maj, 12:31
-
Vrasja brutale e çiftit të moshuar në Dropull, mister autorët, 12 të shoqëruar! Në varrim dhe vajza e birësuar, erdhi nga Athina
3 Maj, 12:17
-
Strategjia e menaxhimit të Financave, Banka Botërore: Ka 4 shtylla kritike, duhet të mbyllet çdo shteg për korrupsion!
3 Maj, 12:16
-
Moti i keq në Durrës, ndalohet lundrimi mjeteve të vogla të peshkimit
3 Maj, 12:12
-
VIDEO/ Shkëndija me stadium modern, nis puna për ndërtimin e impiantit në Tetovë
3 Maj, 12:12
-
Mete prezanton strategjinë e Menaxhimit të Financave Publike: Promovon transparencën, llogaridhënien! Ja 6 objektivat
3 Maj, 12:10
-
Afera ‘Partizani’/ Berisha dhe Malltezi vijojnë ‘burgun në shtëpi’, Apeli i GJKKO-së nuk pranon të ndryshojë masën e sigurisë! Avokati sulmon SPAK: Po sillet si parti politike
3 Maj, 12:10
-
Rehabilitohet kanali kullues në Akërni të Vlorës, ndihmë fermerëve
3 Maj, 12:04
-
Supë brokoli me patate nga zonja Albana
3 Maj, 12:03
-
Ilir Yzeiri: Shqipëria në udhëkryq mes sistemit dhe kaosit
3 Maj, 11:59
-
Prezantohet strategjia e Menaxhimit të Financave Publike! Ambasadori i BE: Jo më ndryshim buxheti me akt normativ, monitoroni PPP-të! BB: Eliminoni korrupsionin
3 Maj, 11:58