Në 8 vitet e presidencës, Obama
7 muaj i ka kaluar duke udhëtua
Presidenti në detyrë i SHBA-së, Barack Obama, ka kaluar gati shtatë muaj të presidencës së tij në udhëtime jashtë vendit. Udhëtimi i fundit i shefit të Shtëpisë së Bardhë ishte në Greqi, Gjermani dhe Peru, vetëm pak ditë pas zgjedhjeve presidenciale.
Presidenti në detyrë i SHBA-së, Barack Obama, ka kaluar gati shtatë muaj të presidencës së tij në udhëtime jashtë vendit. Udhëtimi i fundit i shefit të Shtëpisë së Bardhë ishte në Greqi, Gjermani dhe Peru, vetëm pak ditë pas zgjedhjeve presidenciale.
Sipas
Washington Post, kjo ishte vizita e 52-të ndërkombëtare e Obamës, duke e çuar numrin e vendeve që ai vizitoi në 58 dhe numrin e ditëve që ai ka kaluar jashtë vendit në 217 ditë, ose rreth 14% të kohës së tij.
Këto shifra janë të krahasueshme me ato të dy paraardhësve të tij më të fundit, George W. Bush ka bërë 48 udhëtime në 72 vende të botës (përfshirë edhe vizitën në Shqipëri në 21010-ën) dhe Bill Clinton me 55 udhëtime në 70 vende.
Por harta e udhëtimeve të Obamës ka një ndryshim të dukshëm në fokusin e lëvizjeve të tij. Presidenti amerikan ka riorietuar më shumë vëmendjen e SHBA drejt Azisë.
Obama bëri 13 ndalesa në Azinë Juglindore, një rajon që administrata e Washingtonit besonte se ishte lënë pas dore. Në të njëjtën kohë, presidenti vizitoi më pak vende në Europë dhe Lindjen e Mesme, sesa bëri Bush dhe Klinton.
Megjithatë, prioriteti strategjik i Shtëpisë së Bardhë ishte se SHBA do t'i "japë një dorë" regjimeve autokratike që ishin "të gatshëm të hapeshin".
Shembulli më konkret është Burma, i njohur edhe si Mianmar, dhe Kuba, ku Obama bëri vizita historike për t'i dhënë fund dekadave të izolimit diplomatik.
Obama gjithashtu ishte i pari president i SHBA që vizitoi Laosin dhe Kamboxhian në Azinë Juglindore, si dhe Kenia, vendlindjen e babait të tij, dhe Etiopinë. Ai ishte i pari që ndaloi edhe në Malajzi që nga vizita e ish-presidentit Lyndon B. Johnson.
Ndërkohë, vizita e lamtumirës së Obamës si President i SHBA u zhvillua në Greqi, Gjermani dhe Peru gjatë muajit nëntor, pak ditë pas zgjedhjeve presidenciale ku pasues u zgjodh republikani, Donald Trump.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?
-
Pozitivisht
63.2%
-
Negativisht
28.5%
-
Nuk kam mendim
8.3%
Vota total: 1813
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Lajm i mirë që Gjykata Kushtetuese shpalli të ligjshme përgjimet Sky dhe Encro Chat
30 Dhjetor, 22:50
-
Bilanci i 2024-ës, gazetarja Keti Banushi në '5 Pyetjet': Viti i SPAK! Po preken të paprekshmit! Alimehmeti: Korrupsioni nuk parandalohet me 20 prokurorë
30 Dhjetor, 22:33
-
Ndërtimi i rrugës Kashar-Pezë-Lekaj, miratohet kontrata e koncesionit
30 Dhjetor, 22:25
-
Shqipëri, zhvillimet në vitin 2024, SPAK protagonist
30 Dhjetor, 22:17
-
Spahiu: Erion Veliaj do hetohet i lirë, sepse gjykata hapi praktikë penale të njëjtë për Berishën
30 Dhjetor, 22:06
-
Spahiu: Veliaj s’do jap dorëheqjen, sepse edhe Berisha nuk largohet ndonëse akuzohet nga SPAK
30 Dhjetor, 22:03
-
Qeveria gjermane reagon pasi Elon Musk shprehu përkrahjen për AfD-në
30 Dhjetor, 21:57
-
Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter do të varroset më 9 janar 2025
30 Dhjetor, 21:41
-
Shqipëria do të blejë pronë në Bruksel! Do shërbejë si seli e misionit shqiptar pranë BE! Fondi limit jo më shumë se 240 milionë lekë
30 Dhjetor, 21:26
-
Spahiu: Dy ngjarjet e zeza në 2024 ishin marrëveshja PS-PD dhe vdekja e Ismail Kadaresë
30 Dhjetor, 21:16
-
Greqia do të kufizojë internetin për fëmijët
30 Dhjetor, 21:10
-
OBSH-ja i kërkon Kinës të tregojë të dhënat origjinale për koronavirusin
30 Dhjetor, 21:04