Në Angli të gjithë fitojnë, 3 pikë për
City, Chelsea, Arsenal e Liverpool 

Në Angli të gjithë fitojnë, 3 pikë për<br />City, Chelsea, Arsenal e Liverpool <br>
Premier League në Anlgi vijo sonte me javën e 14-të të futbollit, ku rezultoi një mbrëmje pozitive për të gjitha ekipet kryesuese pasi arritën të merrnin fitore dhe tre pikë të rëndësishme në luftën për titull kampion.

Manchester City vijon me rezultatet pozitive duke kryesuar bindshëm këtë vit në Angli me një diferencë prej 8 pikësh nga vendi dytë që mbahet nga Manchester United me 32 pikë. “Qytetarët” fituan 2 me 1 ndaj Sunderland në fushën e tyre.
 
Po ashtu fitore minimale arritën edhe kampionët e vjetshëm, Chelsea mundi 1-0 Swanse dhe u ngjit në kuotën e 29 pikëve në vendin e tretë.

Ndërkohë fitore të thella shënoi Arsenal që mundi 5-0 Huddersfield Town duke ruajtur vendin e katërt me 28 pikë, po ashtu Liverpool fitoi bindshëm në fushën e Stoke City, 0-3.

Në ndeshjet e tjera Everton shkatërroi 4-0 West Ham United, ndërsa Burnley fitoi 1-2 në fushën e Bournemouth.

Premier League rikthehet të shtunën me sfida të tjera për luftën e titullit kampion.

a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal