Në Beograd kërkohet drejtësi për
krimet serbe të bëra në Kosovë

Në Beograd kërkohet drejtësi për<br />krimet serbe të bëra në Kosovë
BEOGRAD - Fondi për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd, ka kujtuar 15 vjetorin e spastrimit etnik dhe të dhunës ndaj shqiptarëve të Kosovës, të ushtruar nga ana e forcave të armatosura të ushtrisë dhe të policisë serbe, gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.
 
Ata kanë kërkuar nga institucionet e Republikës së Serbisë, që viktimave të krimeve në Kosovë dhe familjeve të tyre t’ua sigurojnë drejtësinë, me gjykimin e të gjithë atyre që janë përgjegjës, pa marrë parasysh pozitën e tyre në kohën e kryerjes së krimeve.
 
“Gjatë aksioneve për dy muaj e gjysmë të forcave serbe janë vrarë dhe përdhunshëm janë arrestuar mbi 7.000 civilë shqiptarë, deri sa mbi 800.000 sish janë depërtuar”, thuhet në një deklaratë të Fondit.
 
“Deri tani nuk është vërtetuar numri i personave, të cilat i janë ekspozuar torturës dhe keqtrajtimit seksual, kurse janë shkatërruar dhe janë plaçkitur një pjesë e madhe e pronës dhe e objekteve religjioze të shqiptarëve në Kosovë”, thuhet në deklaratën e Fondi për të Drejtën Humanitare.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)