Në shumë vende në Beograd sot janë shfaqur postera me thirrje që të ndalohet ekstradimi i Dragan Vasiljkoviç, i njohur si kapiten Dragan, në Kroaci ku akuzohet për krimet e luftës, raporton Anadolu Agency (AA).
Vendosjen e posterave "Stop ekstradimit të kapitenit Dragan!", e ka organizuar lëvizja e krahut të djathtë Këshilli serb "Zavetnici", dhe janë vendosur në qendër të kryeqytetit Beograd. Aktivistët e Këshillit serb "Zavetnici" dje u kanë bërë thirrje qytetarëve të kontribuojnë në përpjekjet që Dragan mos të ekstradohet në Kroaci. U kanë bërë thirrje të gjithë, siç thanë, patriotëve serb të dërgojnë letra në formë proteste ambasadës australiane dhe të shprehim siç thanë, mos aprovimin për ekstradimin e paralajmëruar të "heroit serb në Kroaci".
Për sot në orën 14:00 para ambasadës së Australisë në Beogradin e Ri është planifikuar organizimi i një protestë me moton "Stop ekstradimit të kapitenit Dragan!"
Gjykata australiane në Kanbera dhjetë ditë më parë ka refuzuar ankesën ndaj ekstradimit të Dragan Vasilkoviç me të cilën tani është hapur mundësia që ai të transferohet në Kroaci ku është i akuzuar për krimet e luftës. Vasilkoviç në Kroaci akuzohet për krime lufte, torturim dhe vrasje e të burgosurve të luftës, si dhe sulmet ndaj civilëve gjatë luftës në vitin 1991 dhe 1992.
Dragan Vasilkoviç, që ka shtetësi australiane, është arrestuar në Perth në vitin 2006, pas kthimit nga Serbia. Tashmë tetë vjet ndodhet në paraburgim, ndërsa gjykata australiane vendimin për ekstradimin e tij në Kroaci e morri në vitin 2012.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com