Në Brisën e harruar mes bukurive
të Alpeve të Nikaj Merturit

Në Brisën e harruar mes bukurive<br />të Alpeve të Nikaj Merturit
Një grup i vogël turistësh me iniciativën e pasionuesit të natyrës dhe birit të kësaj krahine të virgjër, Ndoc Mulaj,projekti “Cabra” i Giz Albania hedh hapin e radhës në Parkun Natyror Rajonal të Nikaj Merturit. Giz Albania pasi ka identifikuar dhe mbështetur shtëpitë-bujtinat e para për pritjen e turistëve,këtë fundjavë ka përcaktuar e markuar të gjitha shtigjet turistike të PNR Nikaj Mertur,e kësaj radhe zgjodhi për të promovuar fshatin Brisë, skajin më të largët të Nikaj Merturit, vendin më të harruar e lënë pas dore gjatë tranzicionit demokratik.

turistet ne nikaj
 
Me mbështetjen dhe organizimin e GIZ, me përfaqësues të agjensive më të mëdha turistike të vendit, si High Albania”, “Outdor Albania”, “Zbulo”, “Eksploruesit”, “My Albana”, “DSN Tourist Guide Albania”, “My Albania Eksplorers Nature”, “Shkodra Travel”, “Klubi Discover Albania”, “Qendra Alpe“, prof. Aleksandër Bojaxhiu nga “Sh.B.A Tirana”, Prof. Zef Gjeta nga Instituti i Kërkimeve Rurale dhe gazetarët Nikolla Lena nga ATSH e Amarildo Topi nga “Radio Travel”.
Itinerari ishte udhëtimi me anije në liqenin e Komanit deri në stacionin e Brisës, pastaj nëpërmjet shtegut të vështirë por shume panoramik, ekipi ka arritur në fshatin Brisë të Merturit. Shumë emocione ngjallën vizitorët tek ky fshat thellë në zemër të Alpeve Shqiptare, ku mbi 80 përqind e banorëve e kanë braktisur, i panjohur por me një histori të rrallë e të lashtë sa vetë malet që e rrethojnë, me tradita dhe vlera të pashoqe të krijuara dhe trashëguara nga brezi në brez. Impresione pa kufi pati nga kullat shekullore të mbuluara me rrasa guri e në këmbë ende disa syresh, nga kurora me gështenja që e rrethon këtë fshat, nga mikpritja e përzemërt e banorëve fisnik e bujar që jetojnë atje, nga kënga me çifteli e lojëra të tjera popullore. Brisa prezantohet si një destinacion i rrallë turistik që duhet vizituar.

turistet ne nikaj
 
Duhen përgëzuar shumë aktorë që bënë të mundur këtë guide, për të gjithë pjesëmarrësit , për Giz Albania dhe përfaqësuesen Shpresa Smajl, koordinatore e projektit, për organizimin , por mbi të gjitha që zgjodhi Brisën e harruar, por në të ardhmen të vlerësohet bashkëpunimi me aktorin kryesor,përfaqësuesit e pushteti vendor të Nikaj Merturit dhe Tropojës.
Duhet vlerësuar dhe përkrahur puna e përhershme e birit të kësaj krahine, Nikaj Merturit, Ndoc Mulaj, i cili vazhdimisht ka shpalosur vlerat jo vetem historike ,por edhe turistike të vendlindjes së tij.

turistet ne nikaj
Fotot që shoqërojnë shkrimin janë realizuar nga Ndoc Mulaj.

turistet ne nikaj

 Foto të tjera 


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
 

 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën