Në Bruksel arrihet marrëveshja për
heqjen e barrikadës së lumit Ibë

Në Bruksel arrihet marrëveshja për<br />heqjen e barrikadës së lumit Ibë
BRUKSEL- Është arritur marrëveshja për heqjen e barrikadës në urën e lumit Ibër në mes të palëve në Bruksel.

Zëvendëskryeministrja Kosovës, Edita Tahiri ka thënë në Bruksel se pas bisedimeve me shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriçin, në ndërmjetësim të zyrtarëve të BE-së, është arritur një marrëveshje për heqjen graduale të barrikadës në urën e Ibrit dhe pengesat rreth saj.

Tahiri ka bërë të ditur se të gjitha palët janë pajtuar se në përputhje me të gjitha standardet europiane dhe ligjet e Kosovës, të mundësohet liria e plotë e lëvizjes së njerëzve dhe automjeteve në urën e Ibrit në Mitrovicë.

“Grupet punuese të Prishtinë dhe Beogradit si dhe ato të BE-së do të arrijnë që deri në fund të shtatorit të japin vlerësimin përfundimtar dhe më pas edhe caktimi i afateve kohore për realizimin e saj”, ka thënë Tahiri, raporton RTS.

Barrikadat serbe, Tahiri: Duam një plan konkret për heqjen e tyre
Qeveria kosovare kërkoi në Bruksel që të arrihet marrëveshje konkrete dhe me afate kohore për heqjen e të gjitha barrikadave në Mitrovicë. Kështu ka deklaruar nga Brukseli, udhëheqësja e delegacionit kosovar në këto bisedime, Edita Tahiri.

Zëvendëskryeministrja kosovare  Edita Tahiri udhëhoqi delegacionin kosovar, pjesë e të cilit janë edhe kryetarët e dy komunave të Mitrovicës, ndërsa delegacionin serb e udhëhoqi Marko Gjuriç.

Diskutimet e sotme në Bruksel, u mbajtën me ftesë të Shefes për Politikë të Jashtme të BE-së, Catherine Ashton, por dialogu është ndërmjetësuar nga Fernando Gentilini.  

“Synimi jonë është të dalim me një plan konkret dhe me afate që të hiqen të gjitha barrikadat në urë dhe përreth urës...dhe i gjithë procesi të realizohet sipas ligjeve të shtetit të Kosovës”, ka thënë Edita Tahiri.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato