Në Golem, aty ku në plazh po
aplikohet policimi në komunitet

Në Golem, aty ku në plazh po<br />aplikohet policimi në komunitet
Golemi është një plazhet më të populluara në Shqipëri. Pushuesit janë më së shumti ditorë, por nuk janë të paktë edhe ata që kanë blerë shtëpi këtu apo që vijnë të pushojnë për ditë me radhë. Korriku dhe gushti është muaji i pikut veror.

Kanë qenë jo të pakta rastet kur gjatë viteve të kaluara veprat penale nga më të rëndomtat e deri tek më të rëndat kanë ndodhur pikërisht këtu.
Rendi dhe Siguria në plazhi i gjerë i Golemit, vendoset nga Komisariati i policisë në Kavajë.

golem polici

Teksa hyjmë në këtë godinë mësojmë edhe për arrestimet e fundit në plazh. Një grup djemsh që kryenin vjedhje, në disa raste edhe të dhunshme tek pushuesit, janë vënë në prangat e policisë së Kavajës. Shefi I komisariatit të Kavajës, Besmir Qebini shpjegon gjatë takimit në zyrën e tij se tashmë është duke u bërë dokumentimi I rastit dhe verifikimet për grabitje të tjera që kanë ndodhur në zonë si shkak I këtij grupi.

golem polici

Grabitësit në fjalë u ndaluan nga policët me biçikleta te plazhit pas alarmeve të shumta të dhëna nga vetë pushuesit. Nisemi për ti takuar efektivët që lëvizin me biçikleta në plazh. I gjejmë në organizimet e tyre për turnin e pasdites.

Pamja e policëve që monitorojnë plazhin me biçikleta sjell në kujtesë filmat amerikanë të viteve ’90. Në Majami, San Francisko, Las Vegas veprohet pikërisht kështu…
Dhe duket se qytetarët e kanë mbështetur këtë iniciativë. Për ta prezenca e policëve pa uniformën e zakonshme, port ë përshtatur me terrenin e bregdetit dhe pa makina por me biçikleta I ka sjellë më pranë frymën e bashkëpunimit.

Falë një bashkëpunimi ndërministror mbi përmirësimin e industrisë turistike, Policia e Shtetit po zbaton risi, që kanë qenë të efektshme në nivel ndërkombëtar, tani edhe në zonat bregdetare, Golem, Durrës, Shëngjin, Velipojë, etj po shfaqen patrullat policore me biçikleta, që mbikëqyrin plazhin si këto Golem.

golem polici
golem polici

Armando Seferi është një nga oficerët e patrullës së përgjithshme të komisariatit të Kavajës. Prej 3 vitesh si efektiv i policisë, në këtë verë Armando thotë se po përjeton një eksperiencë amerikane në vendin e tij dhe afrimi me njerëzit po e ndihmon të kryejë më mirë detyrën e tij.

Pak më I ndrojtur para kamerave, por mjaft efikas në terren, oficeri tjetër I patrullës me biçikleta Faredin Dervishaj rrëfen një ditë pune që nis në mëngjes e përfundon me largimin e pushuesve nga plazhi.

Mes mijëra pushuesve ata lëvizin edhe në brezin e rërës duke monitoruar çdo problematike që mund të kenë turistët, duke ndërhyrë menjëherë. Biçikletat janë të llojit Mountin Bike të përshtatshme për lëvizje të shpejta në bregdet ranor dhe bregdet zallor. Ato kanë shenjat dalluese me mbishkrimin “Policia e Shtetit”, numrin e telefonit 129 si dhe logon e policisë. Mësojmë se 4 grupet e shpërndara në të gjithë plazhin arrijnë të monitorjnë lëvizjen e rreth 45-50 pushuesve në ditë. Kjo mënyrë veprimi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, pasi është hera e parë që aplikohet në bregdetet shqiptare.

golem polici

Në fazën e parë të projektit pilot do të jenë rreth 100 biçikleta në terren, kryesisht në zonat bregdetare. Ideja është e ministrit Saimir Tahiri, ndërsa nisma në terren e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Janë orët pranë mbrëmjes dhe në terren shfaqet edhe vetë shefi I komisariatit Besmi Qibani. Policimi në komunitet është një objektiv I kahershëm I policisë që duket se po e gjen veten mjaft mirë në plazh.

Ndërkohë gjatë ditës funksionojnë edhe kullat e vrojtimit të llojit Bay Watch si kjo. Pak ditë më parë, nga kulla është parë një I ri që po mbytej dhe u arrit në kohë të shpëtohej pas sinjalizimit të policisë dhe rojeve bregdetare.

golem polici

Me prezencë policore miqësore ky 12-vjeçar mund të luajë i sigurt edhe në orët e mbrëmjes. Ndërsa mjaft të tjerë përgatiten të shijojnë një perëndim drithërues aty ku në horizont det e qiell i bashkon një diell.

golem polici

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja