Në Himarë do të vendosen shenja
kujtese për murgjit bazilianë

Në Himarë do të vendosen shenja<br />kujtese për murgjit bazilianë
Ringritja e Kishës së Dhërmiut do të vijojë me vendosjen e shenjave të kujtesës për të gjithë murgjit bazilianë në Himarë e bregdet, ka pohuar deputeti Koço Kokëdhima.

"Më 10 nëntor, më shumë se 20 akademikë do të flasin për këtë periudhë aq të rëndësishme të historisë të Himarës e të Shqipërisë dhe për gjithë orientimin properëndimor që zgjodhi e ndoqi Himara në shekujt 16-19-të”, tha ai. Konferenca do të mbahet nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama.
 
“Kanë punuar me një përkushtim të pashoq profesorati i Universitetit, Vlorë, koordinuar nga Roland Zisi dhe arbëreshët Francesko Altimari, Matteo Mandala; studiuesit italianë, Stefano Parenti e Giovanni Cimbalo e studiues shqiptarë”, tha Kokëdhima.
 
Redaksia online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)