Në janar, mbledhja e parë e
përbashkët Kosovë-Shqipëri
E paralajmëruar gjatë vizitës së parë të Edi Ramës si kryeministër i Shqipërisë, më 13 shtator 2013,mbajtja e kësaj mbledhjeje u konfirmua nga të dy kryeministrat në fund të dhjetorit.
TIRANE- Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë pritet që brenda janarit të zhvillojnë të parën mbledhje të përbashkët, në qytetin historik të Prizrenit.
E paralajmëruar gjatë vizitës së parë të Edi Ramës si kryeministër i Shqipërisë, më 13 shtator 2013,mbajtja e kësaj mbledhjeje u konfirmua nga të dy kryeministrat në fund të dhjetorit.
Ambicja e qeverisë së Shqipërisë, sikurse u shpreh Kryeministri Rama në konferencën për shtyp të fundvitit 2013, është një hartimi dhe funksionimi i një strategjie të përbashkët qeverisje me Kosovën, për t’i bërë kufijtë e padukshëm. Në këtë kuadër, Zoti Rama konfirmoi se mbledhja e parë e qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës do të zhvillohet në janar 2014, ku pritet të akordohet edhe një fond për Preshevën. Në këtë mënyrë qeveria Rama pritet të përmbush zotimin për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve që jetojnë atje.
Ndërkohë kryeministri kosovar Hashim Thaçi në mbledhjen e fundvitit 2013 të qeverisë që drejton tha se mbledhja e përbashkët do të zhvillohet javën e dytë të janarit.
Mbledhjen e përbashkët të dy qeverive e konfirmoi edhe Kryeministri kosovar Hashim Thaçi në mbledhjen e fundvitit 2013 të qeverisë që drejton. Duke theksuar bashkëpunimin mes dy vendeve, Thaçi tha se mbledhja e përbashkët do të zhvillohet në javën e dytë të janarit.
Prej marrjes së postit si Kryeministër i Shqipërisë, në shtator të vitit tëkaluar, Rama vizitoi dy herë zyrtarisht Kosovën. Në vizitën e parë, në 13 shtator, Kryeministri Rama u takua në Prishtinë me krerët e shtetit të Kosovës dhe iu drejtua me një fjalë Kuvendit, ndërsa në 23 tetor mori pjesë në ceremoninë shtetërore të inaugurimit të terminalit të ri të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4505
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45