Në janar PS zgjedhje për 
61 krerët e forumit të gruas

Në janar PS zgjedhje për <br />61 krerët e forumit të gruas
TIRANE- Partia Socialiste do të ketë zgjedhje të tjera brenda strukturave të saj, veç zgjedhjes së kryetarëve të degëve të partisë në çdo bashki. Në 61 degët vendore, PS do të zgjedhë në janar, pas kongresit të partisë, edhe kryetaret dhe strukturat drejtuese të Forumit të Gruas Socialiste (FGS). Kryetarja aktuale e këtij forumi, Olta Xhaçka, tha për “Shqiptarja.com”, se ristrukturimi i këtij forumi është i domosdoshëm, për ta përshtatur atë me ndarjen e re administrative. “Do të përshtatim forumin me ndarjen e re administrative dhe me shumë gjasa do të bëjmë zgjedhje menjëherë pas konkretit të partisë”,-tha Xhaçka për “Shqiptarja.com”.

Po dje, Kryetarja e FGS-së mblodhi në Tiranë strukturat e këtij forumi, duke kërkuar rritjen e anëtarësisë dhe angazhimin e tyre gjatë procesit zgjedhor tërësor që PS po kryen në të gjithë vendin. Ajo nuk nguroi të bëjë vërejtje për punën e deri tanishme të strukturave të partisë. “Jemi të ndërgjegjshëm se organizimi i forumit ka pasur problemet e veta në aspektin organizativ sikurse partia socialiste në përgjithësi. Kemi akoma shumë për të bërë sa i takon asistencës e kontrollit ndaj strukturave të zgjedhura vendore, demokracisë së brendshme e kolegjialitetit në vendimmarrje, angazhimit të anëtarëve të forumit, ndërtimit e funksionimit të organizatave të grave e çështje të tjera”,-tha Xhaçka.

Ajo tha se për herë të parë, në Kongresin e PS-së që pritet të mbahet në janar, delegatët do të jenë 50 % femra. “Për herë të parë 50% e kandidaturave për delegatë të Kongresit të partisë do të jenë gra dhe vajza. Kongresi është një nga momentet më të rëndësishme në jetën partiake pasi atje merren vendimet mbi veprimtarinë dhe drejtimin e aktivitetit të Partisë Socialiste. Ndaj unë u bëj thirrje që forumet e grave në çdo njësi vendore të angazhohen për të propozuar emrat më përfaqësues për delegate kongresi”,-u shpreh deputetja Olta Xhaçka. Kryetarja e Forumit të Gruas Socialiste, u ka dhënë strukturave në rrethe porositë për këtë proces të ri organizativ.

“Kjo reformë që ka nisur në forumin e gruas paralelisht me atë në Partine Socialiste synon:Forcimin dhe konsolidimin e organizatave të gruas përmes shtimit me anëtare të reja, shtrirjes kapilare të tyre në territorin që mbulojnë si dhe përmirësimin e nivelit të drejtimit të organizatave të grave”-tha Xhaçka. Ajo theksoi se kjo reformë synon vlerësimin e rolit vendimtar të anëtares së thjeshtë të forumit dhe partisë në suksesin e forcës politike duke respektuar e vlerësuar kontributin dhe meritën e gjithsecilës përmes konkurrimit të lirë dhe përfaqësimit në të gjitha nivelet.

“Duke reflektuar edhe nga gabimet e këtyre dy vjetëve që shkuan, do të ofrojmë një qasje tjetër ndaj çdo anëtareje të forumit e të partisë duke i dhënë respekt dhe vlerësim konkret cilësdo që ka një kontribut të matshëm në rezultate konkrete po edhe duke i dhënë vlerën e merituar cilësdo që kontribuon në suksesin tonë të përbashkët. Ne duhet të ndërtojmë të gjitha bashkë një proces me moton “Motivim, Besim, Angazhim, Vlerësim”,”-u shpreh kryetarja e Forumit të Gruas, Olta Xhaçka. Ajo kërkoi të punohet për arritjen e objektivit për dyfishimin e anëtarësisë së Partisë Socialiste me 150 mijë anëtare.


Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool