Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe kultivim të bimëve narkotike u arrestua sot nga efektivë të policisë së Malësisë së Madhe.
Ndaj 43-vjeçarit Lush Vuçaj është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale: “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Kultivim të bimëve narkotike”. Ky vendim i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër është dhënë më 4 mars të këtij viti.
Ndalimi i 43-vjeçarit, banues në fshatin Kozhnjë të bashkisë Koplik, u bë mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, bëjnë me dije burime zyrtare nga polica.
Redaksia Online
(M.B/Shqiptarja.Com)
/Shqiptarja.com