TIRANË-Arrestohet një 23 vjeçar i shpallur në kërkim në qershor 2016 për vrasje me dashje të mbetur në tentativë.

Armand Meta, 23 vjeç, banues në Tiranë më datë 01.06.2016, në Shkozë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin O. Gj.

Meta është shpallur në kërkim në qershor 2016 , pasi Prokuroria pranë Gjykatës shkallës parë Tiranë, ka dërguar vendimin penal të datës 16.06.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprat penale "Vrasje me dashje, mbetur në tentativë" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak", parashikuar nga Nenet 76-25-22 dhe 278/2 të Kodit Penal. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com