Në Laprakë do investojmë 4
milion dollarë për infrastrukturën 

Këtë vit, Bashkia e Tiranës do të investojë 4 milion dollarë për infrastrukturën rrugore në Njësinë Administrative Nr.11, e cila përfshin gjithë zonën e Laprakës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e cilësoi këtë si një lajm të mirë për gjithë banorët e zonës. “Ky është investimi më i madh që bëjmë në një nga njësitë e Tiranës.

Fondi i Zhvillimit të Rajoneve miratoi kërkesën e Bashkisë së Tiranës që Lapraka të marrë financimin më të madh në 25 vitet e fundit. Investimi do të zgjidhi përfundimisht disa nga gangrenat e infrastrukturës në të gjithë zonën dhe besoj se ky është një lajm i mirë për të gjithë”, tha Veliaj. Por, që punët që do të kryhen falë këtij investimi të jenë të një cilësie sa më të mirë, kryebashkiaku kërkoi ndihmën e ndërlidhësve që, në emër të interesit të qytetarëve, të mbikëqyrin punimet dhe të raportojnë për çdo devijim nga projekti.

Gjithashtu Veliaj u ndal edhe në disa projekte të tjera të Bashkisë së Tiranës, që synojnë të ndryshojnë jo vetëm infrastrukturën në rrugë, kopshte, e shkolla, por edhe në një sërë shërbimesh që ofrojnë ndërmarrjet e bashkisë. Një prej tyre është edhe përmirësimi i gjendjes së furnizimit me ujë në kryeqytet. Për këtë, Veliaj bëri të ditur se Bashkia ka nisur disa projekte pilot, për testimin e sistemit për furnizimin me 24 orë ujë të disa lagjeve të caktuara të Tiranës, përfshi edhe Laprakën.

Sipas tij, kjo do të shoqërohet edhe me nismën për heqjen e depozitave nga pallatet, duke shmangur kështu një rrezik të përhershëm për shëndetin e qytetarëve. “Kemi nisur investimet e mëdha në UKT, që qytetarët të kuptojnë se vërtet e paguajnë faturën e ujit, por ajo u kthehet në investime. Në disa zona, si te “Kodra e Priftit” dhe në “Ali Demi”, kemi filluar projektet pilot për 24 orë ujë pa ndërprerje. Për këtë arsye, shumë familje po i ç'montojnë depozitat e ujit”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false