Nën terrorin e Erlës!

Media e lirë? Sigurisht që nuk ekziston në Shqipëri. Por teksa të gjithë akuzojnë qeverinë se ajo e ka gjithë fajn për kufizimin e lirisë së medias, si mund të komentosh këtë foto, kur sheh se Erla Mëhilli, shefe e marrëdhënieve me mediat në Qeveri terrorizon kameramanin e një televizioni. Ajo duket aq e nevrikosur me një djalin, sa duket sikur do ti thyejë kamerën nga çasti në çast sikur ai i shkreti të ketë bërë ndonjë krim të pafalshëm. Fundja, ai si gjithë të tjerët nuk kanë asnjë faj, madje bëjnë punën, e cila të mendosh i takon dhe Erlës e cila “u lutet” të gjithëve të vijnë me vrap në konferenca shtypi ku pritet të flasë kryeministri. Por kur shfaqet shefi i madh të gjithë, (mes tyre edhe Erla) nisin e bëhen të kujdesshëm dhe profesionistë të vërtetë, pasi ata i duam të mirën Berishës dhe kujdesën që portreti i tij të jetë gjithmonë triumfonjës. Erla mos harro: Se nëse Berisha e ka të vështirë t’i zbresë kalit, ju ashtu si pararendësja juatj mund të rrëzoheni nga kali me një të rënë të lapsit.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aeroporti i Kukësit, Albcontrol studim fizibiliteti për infrastrukturën e trafikut ajror

Aeroporti i Kukësit, Albcontrol studim fizibiliteti për infrastrukturën e trafikut ajror