Nëna e David Cameron i dhuroi
kryeministrit britanik 2 mijë stërlina
 

Nëna e David Cameron i dhuroi<br />kryeministrit britanik 2 mijë stërlina<br /> 
Mamaja e David Cameron, i dhuroi kryeministrit britanik 200 mijë stërlina, pas vdekjes së babait të tij, çka potencialisht mund të shmangë taksat për llogaritë e tij, shkruna BBC.

Për herë të parë një kryeministër britanik, ka publikuar një përmbledhje të taksave të tij, nga viti 2009-2015, një përpjekje për të bërë transparencë mbi të ardhurat e tij. Dy pagesat e nënës së tij me nga 100 mijë stërlina, janë bërë pas vdekjes së të atit, i cili po ashtu i la atij 300 mijë stërlina në vitin 2010, thuhet në dokumentete e publikuara.

Për 6 vite, Cameron fitoi në total 1.1 milionë stërlina dhe pagoi 400 mijë prej tyre taksa. Vitin e kaluar ai pagoi 76 mijë stërlina taksa, prej më shumë se 200 mijë stërlinash të ardhurash. Nga këto, 47 mijë stërlina  ishin të ardhura nga qiraja e shtëpisë në Londër.
 
Në dokumente shfaqen gjithashtu edhe fitimet apo taksimet nga aktivitetet e bashkëshortes së tij.

cameron
 
Cameron, tha se i publikoi të ardhurat e tij për të qenë plotësisht i hapur dhe transparent, si dhe për të eliminuar çdo dyshim që është ngritur kundër tij.

Prej ditësh, shumë protestues kërkuan që ai të publikonte të ardhruat, pas dyshimeve se  Cameron kishte përfituar nga një firmë jashtë vendit, e krijuar nga babai i tij, fakt ky i përmendur pas skandalit "Panama papers".

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka pasur sukses 'Tempulli' në kapjen e shpërndarësve të drogave në shkolla?



×

Lajmi i fundit

Vinicius e Mbappe me penallti, Real Madrid fiton në udhëtim kundër Sociedad

Vinicius e Mbappe me penallti, Real Madrid fiton në udhëtim kundër Sociedad