KORÇË- Vrasja e dyfishtë e ndodhur në korrik të vitit 2010 në fshatin Pojan të rrethit të Korçës vijon të mbetet një enigmë për familjarët e viktimave. Ndonëse kanë kaluar tre vjet nga kjo vrasje, ku u ekzekuatuan me automatik pronari i një lokali Altin Liçolli dhe fqinji i tij Arben Nica, familjaret e viktimave kërkojnë zbardhjen e ngjarjes.
Në banesën e 42-vjecarit Arben Nicajt , ka mbetur vetëm nëna e tij 84-vjeçare. Mes lotëve që bien pa rreshtur dhe dhimbjes së madhe nëna e Arbenit ende bërtet ‘”Përse përse përse” ma vranë djalin?
E lodhur nga vitet e moshës që mban mbi supe por jo vetëm, humbja e djalit e ka shkatërruar atë shpirtërisht. Nëna 84-vjeçare na tregon se çdo moment jeton me shpresën se do të mësojë diçka rreth vrasjes së djalit të saj ndërsa kërkon që të kapet autori i kësaj masakre dhe të marrë dënimin maksimal.
Dhimbja për të moshuarën dhe familjarët e tjerë të kësaj familjeje bëhet edhe më e madhe, pasi nipi i tyre tashmë 12-vjeçar Xh.Nica, nga frika e një tjetër vrasjeje në familje ëshët larguar në Durrës për të jetuar me njerëzit e nënës së tij, ndërsa kjo e fundit kishte ndërruar jetë 1 vit para vrasjes së të atit, nga një sëmundje e pashërueshme.
Ndërsa nipi i Arbenitt, Kleant Nica pohon se edhe pse tashmë kanë kaluar tre vjet nga vrasja e xhaxhait të tij ai apelon që të kapet sa më parë autori dhe të vihet drejtësia në vend duke shtuar se deri tani nuk është bërë asgjë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të dyfishtë.
Ngjarja e rëndë u rregjistrua në korrik të vitit 2010, kur një person i padientifikuar ekzekutoi me armë në dyqanin e fshatit pronarin Altin Liçolli, duke mos kursyer më pas plumbat edhe për 42-vjeçarin Arben Nica, i cili ndërroi jetë në spital. Policia asaj kohe u përqëndrua në disa pista, madje vuri në dispozicion të personave që kishin informacion për vrasësin edhe shumën prej 3 milionë lekësh duke ruajtur edhe anonimatin, por pavarësisht kësaj ngjarja nuk është zbardhur ende.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com