Një nënë 26-vjeçare ka mbytur foshnjën e saj 1 vjeç ndërkohë që i dashuri i saj e shihte tërë ngjarjen nga “Skype”. E arrestuar pas provës së videos ,Yasmin Chaudhry,nëna vrasëse pretendoi së nuk kishtë qëllim të vriste fëmijën por vetëm “jepte një mësim të mirë”, për shkak se nuk i bindej urdhërave të saj. Ajo tha se e bija kishte rënë në kovë aksidentalisht Por pas marrjes së videos nga policia ky version u rrëzua sepse në të u duk qartë që ajo po e mbyste. Më pas nëna monstër fajësoi të dashurin e saj britanik për aktin e kryer, me pretendimin se ai i kishte kërkuar të vriste fëmijën. Edhe për partnerin e saj është lëshuar një mandat arresti ndërkombërtar nga Norvegjia për bashkëpunim në vrasjen e një të mituri në rrethana cilësuese, pasi sa cilësohet shokues veprimi i partneres, ashtu edhe heshtja e tij duke parë krimit është tronditëse. Tashmë ai ndodhet në një burg britanik në pritje të gjyqit të ekstradimit.
/Shqiptarja.com












