Kinë - Një foshnje tetë muajshe i ka mbijetuar 90 goditjeve me gërshërë, shumica prej tyre në fytyrë, nga nëna e tij.
 
Fillimisht u mendua se sulmi mund të ishte kryer nga ndonjë hajdut, por pas ekzaminimit të gërshërës, aty u gjetën gjurmët e nënës së vogëlushit. Pasi u arrestua, nëna rrëfeu se e kishte ndëshkuar në atë mënyrë pasi e kishte me kafshuar ndërsa ishte duke e ushqyer me gji.

foshnje
Fëmija u gjet nga xhaxhai i tij në një pellg gjaku, i cili e çoi foshnjen menjëherë në urgjencë. Nga plagët e shkaktuara, vogëlushi pati një ndërhyrje me mbi 100 qepje në të gjithë trupin.
 
Pas kësaj ngjarje, të afërmit shpresojnë të vërtetohet që gruaja është e sëmurë mendërisht, përndryshe ata nuk mund ta kuptojnë veprimin që bëri ndaj të birit.   
foshnje

(v.gj/shqiptarja.com)