Nëndetësja e zhdukur në Argjentinë
 mbetet edhe 1 ditë oksigjen

Nëndetësja e zhdukur në Argjentinë<br /> mbetet edhe 1 ditë oksigjen<br>
Kërkimet masive dhe operacionet e shpëtimit janë intensifikuar për gjetjen e nëndetëses argjentinase ARA San Juan e cila humbi gjashtë ditë më parë në Atlantikun e Jugut.

Nëse stafi është ende gjallë nëndetësja ka edhe rreth një ditë rezerva oksigjeni. Nëse mjeti lundrues gjendet, një dhomë shtupimi nënujore (SCR) do të zhytet për t’iu bashkëngjitur mjetit dhe do ta nxjerrë stafin e saj në sipërfaqe, me një rend prej gjashtë personash.

Disa skuadra shpëtimi amerikane u larguan nga porti argjentinas i Comodoro Rivadavia-s të martën në drejtim të  lokalizimit të fundit të San Juan-it.

SCR-ja dhe ekipe të tjera u larguan me Skandi Patagonia-n, një mjet lundrues për zbulimin e naftës që është ngarkuar nga marina amerikane për misionin e shpëtimit, e cila po mbikqur një rreze prej 432 kilometrash në lindje të brigjeve të Argjentinës, nga ku nëndetësja bëri komunikimin e fundit me radio.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Jennifer Aniston i del në mbrojtje Kamala Harris, kritikon kandidatin për zëvendës President: Lutem që vajza juaj të ketë fatin të lindë fëmijë

Jennifer Aniston i del në mbrojtje Kamala Harris, kritikon kandidatin për zëvendës President: Lutem që vajza juaj të ketë fatin të lindë fëmijë