Në New York, sonte do
të ndahen çmimet Pulitze

Në New York sonte do të ndahen çmimet Pulitzer, të cilat konsiderohen si shpërblimet më të lakmuara në gazetarinë amerikane. Ky çmim nderon arritjet në gazetarinë e shtypit dhe atë online, e po ashtu edhe arritjet në letërsi e muzikë.

Në 20 prej kategorive, shpërblimi konsiston në ndarjen e një certifikate dhe shume parash prej 10 mijë dollarësh. Fituesi i kategorive për shërbime publike në gazetari, zakonisht shkon te organizatave mediatik, dhe jo individëve.

Kategoritë e çmimeve përfshijnë gazetarinë hulumtuese, raportimin ndërkombëtar dhe kombëtar, raportimin e lajmeve të përgjithshme, reportazhet, komentet, karikaturat dhe fotografinë.

Përveç çmimeve të gazetarisë, ka edhe çmime  në histori, dramë, muzik dhe forma të tjera letrare. Në total, çdo vit ndahen 21 çmime. Fituesit përzgjidhen nga një juri e pavarur të cilët zgjedhin mes të nominuarëve në një total prej 2400 kandidaturash nga të gjitha kategoritë.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve mbahet sonte në orën 21.00 në Universitetin Columbia në New York, në të cilin u themelua shkolla e gazetarisë nga Joseph Pulitzer, botues i Neë York Ëorld  dhe disa gazeta të tjera amerikane në fund të shekullit 19 dhe 20.

Ndër vite, gazeta New York Times ka fituar më shumë çmime se çdo media tjetër, duke marrë 117 çmime dhe citate, sipas ëebsitit të gazetës. Vitin e kaluar NYT fitoi 3 Pulitzer, përfshirë dhe një çmim për raportimin ndërkombëtar, për mbulimin e virusit Ebola në Afrikën Perëndimore.

Çmimi për shërbimin publik shkoi për to Charleston, South Carolina's Post dhe Courier  për seritë e tij ndaj dhunës në familje. Këtë vit çmimet Pulitzer, kremtojnë 100 vjetorin e themelimit.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti