Që prej një javë thuhet se marrëdhëniet midis bashkisë së Tiranës dhe komunitetit Mysliman janë ngurtësuar dhe acaruar. Shkak për këtë duket se është bërë vonesa për zbardhjen e lejes së ndërtimit të Xhamisë së madhe të Myslimanëve, e cila do të strehojë rreth 5 mijë besimtarë.
Por asnjëra palë nuk e pranon këtë. Bashkia e Tiranës mohon në mënyrë kategorike që marrëdhëniet e tyre të jetë përkeqësuar, përkundrazi, ata deklarojnë se kanë komunikim shumë të mirë me komunitetin Mysliman. Të njëjtën gjë pohojnë edhe myslimanët. Ata thonë se deri më tani, marrëdhëniet janë shumë normale dhe për shkak të projektit të xhamisë së re kanë pasur komunikime të shpeshta.
Por duket se fadromat që myslimanët i dërguan me aq ngut në sheshin e Namazgjasë, duke treguar se i besuan fjalë për fjalë premtimit të bashksë se punimet do të nisnin me datë 25 maj, flasin për të kundërtën, dhe me sa duket themelet e xhamisë së re do të fillojnë të hapen vetëm pas zgjedhjeve të 23 qershorit.
Me sa duket është kjo arsyeja që Komuniteti Mysliman po tregohet i përmbajtur, nga frika e thyerjes së premtimit nga ana e bashkisë së Tiranës. Ndërkohë që dy ditë më parë çështja e xhamisë së kryeqyetit u kthye në një objekt debati mes dy kampeve politike. Kreu i Socialistëve akuzoi Berishën dhe Bashën se për ca vota më tepër po përpiqen t’i ndajnë shqiptarët në myslimanë e të krishterë, në veriorë e jugorë.
/Shqiptarja.com