Nënshkruhet marrëveshja e
ekstradimit Shqipëri- Britani

Nënshkruhet marrëveshja e<br />ekstradimit Shqipëri- Britani
Qeveria shqiptare dhe ajo britanike kanë nënshkruar marrëveshjen e ekstradimit midis Shqipërisë, Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.
 
Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Drejtësisë Petrit Vasili dhe homologu britanik Ben Wallace.
 
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të bëjë të mundur ekstradimin e shtetasve shqiptar, nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo do të sigurojë që ata të cilët kryejnë vepra të rënda penale në Mbretërinë e Bashkuar dhe largohen nga vendi, të vihen para drejtësisë.
 
Sipas dy ministrave, nënshkrimi i kësaj marrëveshje është një dëshmi rritjes së bashkëpunimit mes vendeve në luftën kundër krimit të organizuar.
 
Kjo marrëveshje gjithashtu është në zbatim të Planit Kombëtar për Integrimin Evropian në kuadër të Strategjisë Ndërsektoriale për Luftën Kundër Krimit të Organizuar, Trafiqeve të Paligjshme dhe Terrorizmit 2013-2020 dhe detyrimet që rrjedhin nga zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Më ndihmo të paktën ta di pse ma vranë djalin

Më ndihmo të paktën ta di pse ma vranë djalin