Nënshkruhet marrëveshje
bashkëpunimi me SHBA për ushtrinë

Nënshkruhet marrëveshje<br />bashkëpunimi me SHBA për ushtrinë
PRISHTINË- Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Departamentin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Marrëveshja është  nënshkruar nga ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës(MFSK), Agim Çeku dhe zëvendës Ambasadorja e SHBA-ve, në Republikën e Kosovës, Jennifer Bachus.

Marrëveshja ka për qëllim krijimin e kushteve themelore dhe procedurave tjera, për të lehtësuar ofrimin reciprok të mbështetjes logjistike, furnizimeve, dhe shërbimeve të tjera, kryesisht gjatë ushtrimeve të kombinuara, trajnimeve, dërgimit-dislokimit të trupave, transportit detar, si dhe operacioneve.

Gjithashtu ka të bëjë edhe në rastet e tjera të bashkëpunimit, si në rrethana të paparashikuara ose urgjencave, në të cilat njëra prej palëve mund të ketë nevojë për mbështetje logjistike, furnizime, dhe shërbime.

Gjatë takimit, të dy palët kanë rënë dakord që të vazhdojnë bashkëpunimin përmes kësaj marrëveshje për furnizim dhe shërbime të ndërsjella.
Mbështetja logjistike, furnizimi dhe ofrimi i shërbimeve, sipas kësaj marrëveshje, do të bëhet në përputhje me rregullat ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Marrëveshja ka përcaktuar kushtet në bazë të cilave, të dyja palët do t’i realizojnë të drejtat dhe do t’i përmbushin detyrimet-obligimet e tyre, ku secila palë do të bëjë përpjekjet e saj, në përputhje me prioritetet kombëtare, për të përmbushur kërkesat e palës tjetër.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike