TIRANE- Ndarja nga jeta i deputetit demokrat Sokol Olldashi lë hapësirë të madhe në listen e Partisë Demokratike.
Sipas nenit 164 të Kodit Zgjedhor, vendin e deputetit Olldashi, i cili kryesonte listën në zgjedhjet e 23 Qershorit për qarkun e Fier, duhet t’i kalojë kandidatit vijues të listës së të njejtes parti të zonës zgjedhore perkatese. Në këtë rast bëhet fjalë për zotin Bedri Mihaj, i cili ka mbajtur më herët postin e drejtorit te Spitalit Ushtarak.
Po sipas Kodit i takon Kuvendit të njoftojë jo më vonë se 30 ditë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për krijimin e vakancës.
Por zëvendesimi i figurës së njohur të Olldashit i cili spikaste për forcën e fjalës dhe me mbështetjen që kishte do të jetë mjaft e vështirë jo vetëm për zërin ndryshe brenda Partisë Demoktratike por pasi sjell edhe tronditje te ekuilibrave dhe balancave mes grupeve dhe klaneve rivale në këtë forcë politike të cilët kishin marrë jetë pas dorëheqjes së ish kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha i cili udhëhoqi të djathtët në 23 vjet radhazi duke ja lënë vendin më pas Lulzim Bashës njeriu që ka mbështetjen e ish liderit historik.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com