Në pikëpyetje ngjitja e Berishës
në podium, Basha: Mblidhni rrethet
Protesta e PD/ Protesta e Partisë Demokratike në datën 8 dhjetor pritet të ketë tone më të ndezura nga ajo çfarë është parë në dy vitet e fundit. Burimet kanë bërë të ditur se kryetarëve të PD-së në rrethe u është kërkuar që pjesëmarrësve në protesta t’u sqarohet se tubimi mund të zgjasë përtej parashikimeve, por duke mos lejuar krijimin e incidenteve
Protesta e Partisë Demokratike në datën 8 dhjetor pritet të ketë tone më të ndezura nga ajo çfarë është parë në dy vitet e fundit. Burimet kanë bërë të ditur se kryetarëve të PD-së në rrethe u është kërkuar që pjesëmarrësve në protesta t’u sqarohet se tubimi mund të zgjasë përtej parashikimeve, por duke mos lejuar krijimin e incidenteve. Ndërkohë grupi organizativ në Partinë Demokratike sot pritet të mbyllë dhe detajet e fundit të organizimit. Kjo si për krijimin e një kordoni sigurie, pankartat që do të përdoren si dhe mënyrën e mbledhjes.
Po ashtu ende e papërcaktuar mbetet dhe se cilët do të jenë funksionarët e PD-së që do të ngjiten në podiumin i cili do të vendoset para selisë së kryeministrisë. Burimet kanë bërë të ditur se paraprakisht është menduar që në podium të ngjiten krerët më të lartë të PD-së, Arben Ristani dhe Edi Paloka. Ndërkohë që para protestuesve do të flasin dhe ish studentë të dhjetorit 1990. Madje nënvizohet se ngjitja në podium i dhjetoristëve do të vijë pas takimeve që grupimi dhjetori 1990, ka nisur në rrethe. Po ashtu në podium do të ngjiten dhe aleatët e Partisë Demoratike.
Burimet kanë bërë të ditur se nuk përjashtohet mundësia që në podium të ngjitet dhe ish kryeministri Sali Berisha. Madje pas debateve të zhvilluara dy ditë më parë në parlament, Berisha pritet të bëhet pjesë aktive e protestave të 8 dhjetorit.
Drejtues të lartë të Partisë Demokratike thanë dje se pjesëmarrja në protestën e së martës do të jetë deçizive për aktivitetin politik të opozitës. Mësohet se nëse protesta do të jetë masive, opozita pritet të zhvillojë dhe një tjetër tubim brenda dhjetorit. Ndërsa këtë radhë protesta nuk do të jetë vetëm ekonomike, por tërësisht politike, duke kërkuar largimin e qeverisë dhe nisjen e procedurave për zgjedhje të parakohshme.
Gjithsesi kreu i PD-së, në qëndrimet e tij është shprehur se është e papranueshme sjellja e maxhorancës ndaj biznesit. ndaj dhe pritet që në qendër të fjalës së tij të jetë pikërisht situata ekonomike por dhe procesi i dekriminalizimit. Çështje që sipas tij kërkojnë ndryshimin dhe të qeverisë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 6 Dhjetor 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47.8%
-
Trump
48%
-
S'kam mendim
4.2%
Vota total: 10644
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lamtumirë Joe Biden! Presidenti që ‘shëroi’ ekonominë, por nuk e kuptoi ëndrrën e re amerikane
6 Nëntor, 02:10
-
Harris kryeson në Virginia dhe North Carolina, Trump në South Carolina dhe Ohio
6 Nëntor, 01:58
-
Zgjedhjet në SHBA/ Katër shtetet e para, Trump 23 vota elektorale, 3 për Harris
6 Nëntor, 01:51
-
CNN: Trump përpara në Florida dhe Virxhinia, Harris në New Hampshire
6 Nëntor, 01:34
-
Projeksioni i CNN: Trump kryeson në Xhorxhia me 51%, Harris me 48.5%
6 Nëntor, 01:27
-
Bernie Sanders fiton në Vermont dhe rizgjidhet për herë të katërt senator për Demokratët
6 Nëntor, 01:20
-
Zgjedhjet në SHBA, Trump thirrje: Shkoni votoni, ka ende kohë
6 Nëntor, 01:20
-
Zgjedhjet në SHBA, Felaj nga Los Angelos për Report Tv: Situata e qetë, pjesëmarrje e lartë e grave dhe të rinjve
6 Nëntor, 01:17
-
Rezultatet e para në Indiana dhe Kentaki, Trump kryeson me 71 dhe 64,8%, por janë zona republikane! Harris në Vermont
6 Nëntor, 01:00
-
Exit Poll i CNN: 46% e votuesve preferojnë Harris, 42% Trump! Gjysma e votuesve thonë se Trump është ‘shumë ekstrem’
6 Nëntor, 00:50
-
Alarmet për bomba në qendrat e votimit në 3 shtete, FBI: S’janë të besueshme
6 Nëntor, 00:41
-
Trump këmbëngul për mashtrim, tani edhe në Michigan
6 Nëntor, 00:38