BERLIN- Në pritje të vendimit të KE për dhënien apo jo të statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, kreu i PD ka zgjedhur të lobojë në Gjermani. Lulzim Basha, njëherësh kryetar i Bashkisë së Tiranë, ndodhet për një vizitë dyditore në Berlin, me ftesë të Fondacionit "Konrad Adenauer".
Gjatë kësaj vizite, Kryetari i Partisë Demokratike do të takohet me drejtues të lartë të Unionit Kristiandemokrat CDU dhe përfaqësues të saj në Bundestag. Në fokus të takimeve pritet të jetë forcimi dhe thellimi i bashkëpunimit mes dy partive simotra Partisë Demokratike dhe kristiandemokratëve gjermanë.
Duke qenë se vendi ynë ndodhet në prag të marrjes së vendimit të KE lidhur me statusin e vendit kandidat në BE, kryetari i opozitës do ta shfrytëzojë këtë vizitë për të kërkuar mbështetjen e CDU si partia e shumicës qeverisëse në Gjermani për marrjen e një vendimi pozitiv për Shqipërinë, në mbledhjen e Këshillit Europian në qershor.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com