TIRANE- Kryetari i grupit parlamentar të PD-së deklaron se qeveria duhet të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me aktin normative për ligjin e Nëpunësit Civil dhe nuk ka tagrin ta komentojë.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të intepretohet nga ministra apo kryeministri. Gjykata ka qenë e qartë, e detajuar dhe ka lënë të gjitha udhëzimet për zbatimin e këtij vendimi. Nuk është në tagrin e kujtdo tjetër të diskutojnë këtë vendim. Qeveria është e detyruar ta zbatojë pikë për pikë dhe të mos bëjë analiza. Vendimi është i qartë asnjë nga ne nuk ka tagër të bëjë intepretime. Ata që janë të detyruar ta zbatojnë pikë për pikë “
PALOKA:RAMA NUK MUND TE URDHEROJE PARLAMENTIN
Duke komentuar takimin e sotëm, Paloka tha se i ishte bërë një ftesë ku kërkohej që të takoheshim sot për të diskutuar vendimin e gjykatës Kushtetuese.
“Kjo është e vetmja mënyrë e përdorur nga Rama edhe para se të merrte këtë akt normativ. Pavarësisht nëse e bëjnë nga padituria apo kështu e koncepton funksionimin e shtetit kreu i tyre, duhet të kenë parasysh që deputetët nuk mund t'i thërrasë as kryeministri as ministrat. Nuk mund të urdhërojë kë të dojë. Parlamenti nuk varet nga zoti Rama.”
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com