Në QSUT, shpesh mungojnë testet
e HIV/AIDS dhe medikamentet

TIRANE - Në Qendrën Universitare Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, ku është hapur edhe klinika ambulatore, shpesh mungojnë testet për të bërë analizën  që zbulon nëse je prekur nga HIV/AIDS apo jo.

Nuk janë të pakta rastet, kur pacientët që i drejtohen kësaj klinike për të bërë analizën, pajisen me një rekomandim dhe dërgohen në ISHP për të bërë analizën e cila zbulon nëse je i prekur nga HIV-i. PO ashtu nuk janë të pakta rastet, kur edhe ata që janë të përfshirë në skemën e trajtimeve me antiretrovirale, përballen me mungesa ose vonesa disamujore të medikamenteve të duhura.

Kjo bën që sëmundja të avancojë duke rënduar gjendjen shëndetësore të të sëmurëve. Terapia me antiretrovirale ofrohet falas në QSUT që prej vitit 2004. Në vendin tonë aktualisht e marrin këtë terapi 222 paciente, 207 të rritur dhe 15 fëmijë pranë shërbimit infektiv për të rritur dhe shërbimit infektiv pediatrik.

Ndërkohë që të sëmurët me HIV kanë ngritur zërin se ata duhet të mbështeten edhe me medikamente të tjera për të luftuar sëmundjet oportuniste që ata i godasin për shkak se imuniteti i tyre është dobësuar.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë