Këtë nuk e themi ne, por studiuesit e Universitetit Oakland, që kanë dalë në përfundimin se personat që ruajnë një marrëdhënie shoqërore pasi ndahen, ‘nuk janë në rregull’. Këta njerëz përdorin ish-partnerët në avantazhin e tyre dhe vuajnë nga narcizmi, psikopatia, adhurimi i vetes, pandjeshmëria dhe manipulimi.
Prandaj psikologët rekomandojnë që nëse partneri juaj i ri, ruan një marrëdhënie miqësore me ish-partneren e tij, ka diçka që nuk shkon, prandaj, duhet t’ja mbathni! Psikologët studiuan 861 raste dhe dolën në përfundimin se ata njerëz me këto tipare në personalitetin e tyre, i mbanin pranë vetes ish-partnerët.
Ata madje i mbanin pranë qëllimisht, për të përfituar herë pas here marrëdhënie seksuale. Ata mendonin gjithashtu që ishte më e thjeshtë t’i mbanin pranë, sesa të ndërprisnin marrëdhënien.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com