TIRANE - Pas zbardhjes së emrave të komisionit hetimor, analisti Afrim Krasniqi e ka komentuar këtë në profilin e tij në Facebook, duke bërë një krahasim me komisionet Hetimore që ngrihen në SHBA dhe ata që ngrihen në Shqipëri. Sipas Krasniqit, drejtuesit e komisioneve hetimore në SHBA janë heronj të luftës së Vietnamit, ndërsa në Shqipëri komisionet i drejtojnë ca të fortë.
JA ÇFARË SHKRUAN ANALISTI KRASNIQI PËR KOMISIONIN HETIMOR:
Do të ketë një komision parlamentar që heton Policinë e Shtetit! Një kërkesë kushtetuese e opozitës u miratua … pas 10 orësh debat! Zakonisht për zbatimin e Kushtetutës nuk ka vend për debat, por tek kur ende bëjmë debat për gjithçka, që nga data e çlirimit e deri tek data e krijimit të Tiranës…normal të ketë debat edhe për Kushtetutën!! Gjithsesi nuk është ky lajmi! Mazhoranca e miratoi dhe komisioni është funksional.
Lajm është, kush do hetojë: imagjinoni kush drejton komisionet e sigurisë në SHBA: gjithnjë janë senatorë me integritet të lartë dhe heronjtë të Luftës së Vietnamit: Tom Carper dhe John Mçain. Të dy figura të shquara, të dy me eksperiencë parlamentare e qeveritare prej disa dekadash, të dy personalitete me mbështetje publike, të dy të përmendur sa herë ka zgjedhje presidenciale, i fundit edhe kandidat për President! Shikoni anëtarët e Komisionit: - të gjithë figura të njohura, me përvojë, të respektuara, të besuara! Shikoni praktikat në Britani, Gjermani, Francë, në Italinë fqinje dhe kudo ku ka shteti dëshmon integritet.
Në Shqipëri…po lexoja listën e komisionit që do të hetojë policinë e shtetit! Nëse nuk do sqarohej në titull, nuk merret vesh nëse disa emra aty janë për hetimin e Policisë apo në kërkim nga Policia! Sepse parimi i partive tona vijon të jetë i njëjtë: “të fortët” të merren me Policinë, SHISH dhe FA! Në një vend anëtar në NATO çështje të tilla janë atribut i më të mirëve, tek ne me ndonjë përjashtim vijon të jetë atribut i më të “fortëve”. Ata do hetojnë, ata do shohin dosjet, ata do kontrollojnë biografitë e zyrtarëve të ligjit, ata do të shohin nëse është respektuar ligji dhe Kushtetuta (të cilat po të ishin zbatuar 100% me siguri gjysma e këtij komisioni nuk do të arrinte kurrë të bëjë shëtitje përpara parlamentit, dhe jo më të zgjidhet dhe të flasë në emër të tij!!).
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com