Në Shqipëri, rrjete të
organizuara pedofilie

Në Shqipëri, rrjete të<br />organizuara pedofilie
TIRANE- Çdo ditë rreth 1200 fëmijë që lypin në rrugë janë të ekspozuar dhe të rrezikuar të bëhen viktima të pedofilëve që lëvizin të lirë në kryeqytet. Kryetari i Shoqtës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve Altin Hazizaj bën me dije se fenomeni i pedofilisë në Shqipëri ka marë përmasa të gjera dhe funksionin në rrjete të organizuara.
Para disa kohësh keni thënë që në Shqipëri ekzistojnë rrjete të organizuara pedofilie, a vazhdoni ta mbështesni këtë ide dhe ku bazoheni?
Po i qëndroj të njëjtës bindje dhe e përforcoj edhe njëherë që në shqipëri ekzistojnë rrjete të mirë organizuara të pedofilisë. Arsyetimi më i thjeshtë , fakti që kemi rastin e dy fëmijëve si raste të fundit që janë shfrytëzuar për prostitucion nga Korça deri në Tiranë pa diskutim do të thotë që aktiviteti kryhet në grupe të organizuar që kanë persona drejtues në qytetet kryesore. Një fëmijë nuk del vetë në rrugë dhe gjen klientët. Informacioni se një fëmijë shfrytëzohet nga dikush për prostitucion qarkullon nga njëri pedofil tek tjetri dhe në këtë mënyrë gjenden” klientët” për këtë fëmijë. Po të shikosh strukturën e rastit dhe se si përfundojnë të arrestuarit për abuzime seksuale me fëmijët dallohet qartë se veprohet në një rrjet të mirë organizuar ku shfrytëzuesit njihen me njëri-tjetrin.
Cilët janë fëmijët që janë më të ekspozuar dhe më të prirur të bëhen viktima të pedofilëve?
Fëmijët që janë më të ekspozuar dhe më të rrezikuar ndaj pedofilisë janë pa dyshim fëmijët e rrugës. Nga statistikat me të dhëna të përafruara rezulton se çdo ditë në rrugët e Tiranës dalin lypin dhe shfrytëzohen më tepër se 1200 fëmijë. Në po të njëjtën masë rrezikshmërie janë fëmijët që vijnë nga familje ekstremisht të varfëra, fëmijët që vijnë nga familje me probleme, ku prindërit kanë ushtruar prostitucion, janë marë me drogë etj.
A ka raste të reja të denancuara kohët e fundit?
Nuk ka informacion konkret për rastet e reja sepse ato mbahen nga policia por mund të them se fenomeni po përhapet me ritme të shpejta. Nuk ka statistika të sakta se sa mund të jetë numri i fëmijëve viktima të abuzimeve nga pedofilët por deri një vit më parë janë shënuar rreth 35 raste në vit. Ndërkohë për shkak se çështja e Seksit në Shqipëri është tabu shumë viktima nuk i denoncojnë abuzimin me ta.
A ekziston në shqipëri një sistem i mirë organizuar për parandalimin dhe ndëshkimin e autorëve që abuzojnë me fëmijët?
Mendoj se Prokuroria nuk po bën një punë aspak të mirë në lidhje me ndërshkimin e pedofilëve që abuzojnë me fëmijët shqiptarë. Në qoftë se në çdo vend të botës në një rast pedofilie përfundon në pranga jo vetëm tutori por gjithë rrjeti i pedofilave që kanë abuzuar me fëmijën viktimë, sepse këta persona janë të rrezikshëm për shoqërinë dhe rasti mund të përsëritet, në shqipëri hetimi nuk çohet deri në fund. Pasi zbulohet rasti prokuroria lë hetimet përgjysmë dhe mjaftohet me arrestimin e vetëm njërit nga kriminelët.
Çfarë masash duhen marë për të mbrojtur fëmijët nga pedofilët?
Në të gjithë botën ekziston një rregjistër ku figurojnë emrat e personave të akuzuar për pedofili. Në Shqipëri nuk ka një të tillë. Në shqipëri gjithkush mund ti afrohet një fëmije pa asnjë pengesë. Vetë fëmijët duhen edukuar dhe mësuar që të mos lejojnë personat që hasin ç’do ditë tu afrohen dhe ti prekin. 23% e telefonatave që bëjnë denoncime te ne vijnë nga të rinj të grupmoshës 9-17 vjeç që denoncojnë dhunimin nga prindërit.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë