TIRANË - Por Tirana nuk është e ekspozuar vetëm ndaj ndotjes akustike të shkaktuar nga trafiku i mjeteve. Një studim i kryer vitin e shkuar Instituti i Shëndetit Publik, nxorri në pah se kryeqyteti në disa pika të tij ka zhurmë mbi nivelet e përcaktuara. Nga studimi rezultoi se shkak për zhurma akustike në disa raste janë subjektet industriale gjatë punës që kryejnë në orët e para të paradites, ndërkohë që gjatë orëve të mbrëmjes fajtorë janë lokalet.
Në disa pika rezultoi se zhurmat i kalojnë nivelet e 60 decibelëve, dhe këto shifra rezultojnë se janë në zona të populluara siç i përkasin ato të ish-Bllokut. Ekspertizat për matjen e nivelit të zhurmave në subjektet e argëtimit u kryen gjatë natës, pas orës 23, kurse për subjektet industriale matjet u kryen gjatë paradites.
/Shqiptarja.com