Në tremujorin e dytë të 2015 hynë 
19.4 % më shumë të huaj se vjet

Hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri në tremujorin e dytë 2015 janë 973.362 shtetas, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014 janë rritur me 19,4 %, ndërkaq daljet e shtetasve shqiptarë janë mbi një milionë duke shënuar rritje prej 10,1 %. Numri i vizitorëve të huaj që kanë hyrë për pushime dhe vizita ditore në këtë tremujor rezulton mbi 325 mijë vizitorë, ndërsa në të njëjtin tremujor të një viti më parë ky numër ishte rreth 229 mijë vizitorë.

Në tremujorin e dytë 2015, hyrjet e vizitorëve të huaj sipas mënyrës së udhëtimit në rrugë tokësore zënë peshën më të madhe me 85,3 %, ndërsa hyrjet në rrugë ajrore dhe detare zënë respektivisht 10,4 dhe 4,3 %. Në Shqipëri numri i vizitorëve të huaj që hyjnë për qëllime personale në këtë tremujor është 962.556 vizitorë dhe përbëjnë 98,9 % të numrit gjithsej të vizitorëve. Këtu përfshihen vizitat për pushime, vizita te të afërm dhe miq, vizita shëndetësore, fetare. Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2014, numri i vizitorëve për qëllime personale është rritur me 20,2 %. Vizitorët për qëllime biznesi përbëjnë 1,1 %.

Në këtë tremujor numri i shtetasve të huaj që vizitojnë Shqipërinë nga rajoni i Evropës është 921.331 dhe përbën 94,6 % të numrit gjithsej të vizitorëve. Numri i vizitorëve nga vendet e Evropës Perëndimore është 54 mijë vizitorë krahasuar me tremujorin e dytë 2014 është ulur me 1,7 %, ndërsa numri i vizitorëve të ardhur nga vendet e Evropës Jugore është 772 mijë dhe është rritur me 23,4 %.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, arrestohet një person

Tiranë/ Mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, arrestohet një person