TIRANË, 21 Qershor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Dixhitalizimi i sistemit të noterisë shumë shpejt do të shtrihet edhe në 10 rrethe të Shqipërisë, ky është angazhimi që mori përsipër sot, Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, gjatë konferencës "20 vjet noteri profesion i lirë", të zhvilluar në Tiranë.
Ministri i Drejtësisë Nasip Naço, duke vlerëzuar si reformë shumë të rëndësishme krijimin e regjistrit noterial dixhital, garantoi se ky sistem do të shtrihet shumë shpejt edhe në 10 rrethe të Shqipërisë, veç Tiranës dhe Durrësit ku funksionon aktualisht.
"Dixhitalizimi i sistemit të noterisë është një reformë e rëndësishme për qytetarët. Është një reformë që rrit transparencën e shërbimeve për qytetarët. Në këtë kuadër, siç e dini gjatë vitit 2013 janë krijuar dy regjistra kombëtarë online si dhe portali online i regjistrit të noterisë. Por sot, dua t'iu bëjë me dije se dixhitalizimi i sistemit të noterisë shumë shpejt do të shtrihet edhe në 10 rrethe të Shqipërisë.", nënvizoi Naço.
Ministri i Drejtësisë vijoi më tej duke vlerësuar rëndësinë e sistemit noterial në një vend. "Gjej rastin t'ju kujtoj rëndësinë e transaksioneve të cilat mud të jenë pjesë e krimit ekonomik, prandaj tërheq vëmendjen e sistemit të noterisë të tregohet kujdes në lëshimin e akteve të noterisë. Dixhitalizimi i sistemit të drejtësisë dhe atij noterial në veçanti është me rëndësi për qytetarët.", tha Naço, i cili kujtoi edhe marrëveshjen e nënshkruar para pak ditësh mes Dhomës Kombëtare të Noterisë dhe Zyrës së Regjistrimit të Hipotekave.
"Atkualisht, shtoi ai, Sistem noterial funksionon vetëm ne Tiranë dhe Durrës, por së shpejti do të shtrihet në 10 rrethe të tjera. Gjaë vitit 2013 u krijuan dy regjistra kombëtarë, të dy këta janë nën mbikqyrjen e sistemit noterial, duke i dhënë akoma më rëndësi këtij sistemi".
"Qeveria, ka ngritur portalin online të regjistrit të noterisë, ku tashmë të gjithë noterët mund të hedhin aktet e tyre online, dhe këto mund të jenë të aksesueshme nga të gjithë. Qeveria mirërpret dhe mbështet çdo ndryshim legjislativ në të mirë të qytetarëve", nënvizoi Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço duke mbyllur dhe fjalën e tij.
/Shqiptarja.com