TIRANË - Ministria e Energjetikës së Shqipërisë garanton qytetarët se nuk do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike gjatë këtyre ditëve të fundvitit dhe fillim-vitit. Gjatë një vizite që u zhvillua në qendrën e dispeçerisë nga drejtues të operatorëve energjetik, CEZ, KESH dhe OST, u sigurua se do të plotësohen nevojat e qytetarëve për konsum. Sipas Ministrit të Ekonomisë së Shqipërisë, Nasip Naço, punonjësit janë në gatishmëri për të riparuar çdo defekt të mundshëm.
(aq/shqiptarja.com)