BERAT - Nasip Naço, sekretari organizativ i LSI-së gjatë një interviste për “A1Report!” nga Berati, ku ishte sot për një takim electoral, theksoi se “ne u kemi bërë thirrje të dyja forcave politike që të votojnë tre ligjet.

Ne, si forcë e Lëvizjes Socialiste për Integrim kemi bërë një marrëveshje me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama që të votohen tre ligjet por gjithmonë që të hyjnë në fuqi në shtator, mbas zgjedhjeve.”

Naço theksoi se ne jemi pro votimit të tre ligjeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)